Skuadra e Bristol Cityt arriti një tjetër fitore mbrëmë në Championship, java e 42-të, pasi mposhti me rezultat të thellë 5:0 Blackburn Rovers.
Gol në këtë takim shënoi edhe lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti, shkruan Indeksonline
Mehmeti shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 73’të, duke kaluar mbrojtjen kundërshtare në mënyrë përfekte.
23-vjeçari gjatë këtij sezoni në Championship ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist me fanellën e Bristol Cityt.
Ai është duke punuar shumë për t’i rënë “në sy” trajnerit të Kombëtares, Sylvinho – dhe shpreson të ftohet për ndeshjet e Euro 2024 në Gjermani.