TV LIVE
Nga Bota
9 April 2024
Sulm i ri në Gaza: Vritet kryetari i bashkisë Maghazi dhe shumë palestinezë

Kryetari i bashkisë Maghazi, Hatim Salih al-Gamri. dhe një numër i madh palestinezësh u vranë në një sulm të ri izraelit të kryer gjatë natës

Forcat izraelite bombarduan ndërtesat në kampin Maghazi në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Zyra për Media e qeverisë në Gaza deklaroi se avionët luftarakë izraelitë shënjestruan drejtpërdrejt ndërtesën e shërbimeve komunale në kampin e refugjatëve Al-Maghazi.

Në kolmunikatë thuhet se si pasojë e sulmit janë vrarë shumë palestinezë, përfshirë kryebashkiakun Gamri dhe shumë persona janë plagosur.

Në sulmet e nisura nga Izraeli më 7 tetor në Rripin e Gazës, janë vrarë të paktën 33.297 palestinezë u vranë dhe 72.654 janë plagosur.

Izraeli ka vendosur gjithashtu një bllokadë në Rripin e Gazës, duke e lënë popullsinë e tij, veçanërisht banorët e Gazës veriore, në prag të urisë.

Lufta e Izraelit ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme për shkak të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas shifrave të OKB-së.



Të ndryshme
Më shumë