Këngëtari dhe moderatori Robert Berisha vendosi mbrëmjen e së hënës të ndërpriste garën në “Ferma Vip”, duke u larguar nga shtëpia.
Robert Berisha u shpreh se arsyeja e largimit ishte vajza e tij, Renne, pasi e kishte marrë malli për të bijën dhe qëndrimi në garë ishte i vështirë për të.
“Kam 5 vite që nuk jetoj me vajzën dhe është shumë e vështirë për mua. Po e lë garën për shkak të Renesë, po më vjen keq eqë ka ndodhur kjo gjë, por unë duhet ta lë”, u shpreh këngëtari.
Por konkurrentja Gloria Meshi e ka nxjerrë zbuluar, teksa gjatë një bisede me banorët e tjerë u shpreh se Robert Berisha ka pasur një kontratë për të qëndruar 2-3 javë.
“Ka qenë me kontratë për 2-3 javë”, shprehet ajo, teksa konkurrenti Dionis Biba e pyet: “Pse Roberti nuk e ka pasur deri në fund?”. Gloria i përgjigjet: “Jo, për Zotin”, ndërsa Dionisi shton: “Tallesh”.
Gjithashtu faktin që Robert Berisha nuk do të qëndronte edhe aq e gjatë u zbulua nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
Në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një baner, ku tregonte datën e koncertit të saj të radhës. Ajo që ra në sy ishte fakti që me 13 prill, ajo do të ishte në koncert së bashku me Robert Berishën.
Pjesë nga biseda:
Roberti: Nuk ka ndodhur asnjëherë që t’i bëj cancel angazhimet e mia, më vjen keq që ka ndodhur kështu. Por pas kësaj telefonate që pata me Renenë, dhe këto ditë e kam patur të vështirë këtu në Fermë nga malli për vajzën, pasi eksperienca ka qenë shumë e bukur.
Pra lënia e kësaj sfide është Rene?
Roberti: Po, siç e thashë kam 5 vite që nuk jetoj me vajzën, dhe është shumë e vështirë për mua.
Vendimi yt është që ti të lësh garën?
Roberti: Po, e lë garën për shkak të Renesë, po më vjen keq edhe prej produksionit që ka ndodhur kjo gjë por unë duhet ta lë.
Më beso që më ka ardhur shumë mirë për ftesën, të gjithë kemi nevojë për lekë, por se kam menduar fare as finalen as çmimin, por kjo eksperiencë dhe këta njerëz këtu nuk paguhen me lekë. Këta kur të vinë në Kosovë e kanë një derë të hapur e kanë një vëlla.
Kështu që nuk dua me i mërzit më shumë as veten as këta, ditët e fundit kam qenë shumë i mërzitur, prandaj nuk ja dal dot.
Kur unë e jap fjalën diku unë e mbaj. Nuk kisha patur qejf të ndodhte nëse bëhet fjalë për ndonjë event familjar, por ai koncert mbahet edhe pa mua.