Sot pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe nga drejtori i të ashtëquajturës Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ku temë diskutimi do të jetë gjendja në Kosovë.
Mediat kosovare bëjnë me dije se pjesë e kësaj mbledhje do të jetë shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Zijadeh.
Së fundmi në një intervistë për mediat serbe, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit është një nga vendimet të cilat synojnë t’i detyrojnë serbët të vendosin të largohen të qetë nga Kosova.
“Ekziston një argument i tërë se çfarë ka ndodhur, çfarë po dhunohet, çfarë terrori po bëhet ndaj serbëve dhe cili është qëllimi përfundimtar, që është dëbimi i serbëve nga Kosova, pra që ata të vendosin vetë se të largohen të qetë”, tha shefi i diplomacisë serbe.
Daçiç u ndal dhe te Asocacioni ku tha se pas 11 vitesh është turp që komunitetei ndërkombëtar fton ende prishtinën që ta formojë atë.