Më 5 prill 1999, forcat serbe ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.
Kësaj masakre, në të cilën u vranë edhe të moshuar mbi 90 vjet, mbijetuan vetëm tre persona, Ismet e Sait Rukolli dhe Misin Deliu.
Një nga të vrarët ishte edhe Burimi, 14 vjeç.
Ditën fatkeqe, ai shkoi të provojë mos po mund ta shpëtojë nga ekzekutimi babain e tij, i cili me një grup tjetër të shqiptarëve, ishin marrë dhunshëm nga forcat serbe.
Por, ai nuk u kthye i gjallë në shtëpi.