TV LIVE
Nga Bota
6 April 2024
200.000 besimtarë myslimanë falën namazin e teravisë në Xhaminë Al-Aksa, pavarësisht kufizimeve izraelite

Rreth 200.000 besimtarë falën mbrëmë namazin e teravisë në Xhaminë Al-Aksa, pavarësisht kufizimeve izraelite, raporton Anadolu.

Shifra e besimtarëve të pranishëm në kompleksin e shenjtë u raportua nga agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, WAFA, e cila tha se kishte prani të madhe të forcave izraelite në pjesën e qytetit të vjetër, në përpjekje për të penguar hyrjen në xhami.

WAFA shton se forcat izraelite vendosën kufizime të mëtejshme për hyrjen në xhami dhe se të paktën 27 besimtarë u arrestuan.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për myslimanët.



Të ndryshme
Më shumë