"..Nji punë e bukur shihet nder kta burra që leshi i kresë të çohet përpejtë prej gëzimit, pasi këta fatosa luftojnë me flamurë të kuq, me shqiponjën e zezë me dy krena, dua me thanë me bajrakun e Skenderbegut.." Ndër të tjera kto janë fjalët e shkruara nga gazeta e kolonisë së Sofjes, "Liri e Shqiperise", botuar nga Kristo Luarasi për ditën e shënjuar 6 prill 1911.
Pas luftës së filluar në 24 mars të atij viti, në historiografinë shqiptare shënohet momenti kur malsorët e shtatë bajraqeve në krye të Ded Gjo Lulit, Sokol Bacit dhe përkrahur nga patriotët Luigj Gurakuqi, Ismali Qemali mes luftimeve me forcat osmane në 6 prill 1911 në kalanë e Bratiles të Deqiqit në Tuz, vendosën flamurin kombëtar, pesë shekuj pas epopesë Skenderbegiane.
KUJTESË KOMBËTARE NGRITJA E FLAMURIT KOMBËTARË 6 PRILL 1911
Shkruar nga historiani Dardan Emini