Një foto që mban mbi fokusin e vet jo vetëm një dëshmi, thjeshtë të një mësuesi me nxënësit e tij, por shumë me shumë, një mësues, një mjeshtër me ata që do të bëheshin të mëdhenjtë e muzikës shqiptare, ata që do të shkruanin historinë me të dritshme të shpirtit dhe pasionit, historinë e muzikës.
Kjo foto i përket vitit 1939.
Mësuesi i violinës, Zef Alimhilli me Tonin Daija, Tonin Rrota, Tish Daija, Tonin Harapi, etj.
Cili ishte roli që këto emra dhanë në muzikën shqiptare, kontributi dhe vlera që përfaqësoi pranin e tyre në këtë shenjtërim krijues, këtë e njohim të gjithë.
Sepse ata kishin ardhur të hedhin farën e një bime magjike në tokën e djegur që rrekej të rilindte përmes artit.