Artistja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa së fundmi është nderuar me një statujë tjetër prej dyllit – kësaj radhe në Stamboll të Turqisë.
Madame Tussauds Istanbul e ka zbuluar statujën prej dyllit, ku Lipa shihet e veshur me një nga kostumet që ajo ka veshur përgjatë turneut “Future Nostalgia”.
Stambolli mbetet vetëm qyteti i fundit që shfaq një statujë prej dylli të yllit të hitit “Houdini”.
Me Duann nga dylli fansat mund ta të pozojnë për fotografi edhe në vende të tjera duke përfshirë Londrën, Orlandon e Singaporin.
Madame Tussauds Istanbul unveil new wax figure of Dua Lipa. pic.twitter.com/kMieWbmtS0
— Pop Base (@PopBase) April 4, 2024