TV LIVE
Teknologji
5 April 2024
Google po konsideron tarifimin e rezultateve premium të mundësuara nga Inteligjenca Artificiale

Gjiganti i teknologjisë thuhet se është duke eksploruar disa ide rreth përdorimit të teknologjisë, ku përfshihen edhe mjetet e zgjeruara të kërkimit si pjesë e shërbimeve premium të abonimit.

Bëhet e ditur se motori kryesor i kërkimit të Google do të mbetet i lirë për t’u përdorur sipas propozimeve, me përmbajtje shtesë të disponueshme për ata që paguajnë tarifë.

Gjithashtu, së bashku me rezultatet e kërkimit do të vazhdojnë të shfaqen edhe reklamat, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, më shumë se një miliard njerëz e përdorin mjetin e kërkimit çdo muaj.

Tashmë, Google tarifon për disa veçori të tilla si hapësira shtesë e ruajtjes dhe shërbimi Al Premium i cili siguron qasje në asistentin e saj të ri Gemini Al në Gmail dhe Docs.

Por, kjo do të shënonte herën e parë që ndonjë nga produktet kryesore të kompanisë do të vihej pas një muri pagesash.

Edhe pse inxhinierët po punojnë në zhvillimin e mjeteve të përmirësuara me Al, ende nuk kanë vendosur nëse ose kur do ta prezantojnë funksionin.

Ky veprim nga kompania vjen mes konkurrencës intensive midis kompanive tjera teknologjike mbi Al dhe mënyrën e përdorimit të saj. /telegrafi



Të ndryshme
Më shumë