TV LIVE
Nga Rajoni
4 April 2024
Lejlekët rikthehen në shtëpinë e tyre në luginën e Drinos në Gjirokastër

Lugina e Drinos edhe këtë pranverë është mikpritësja e lejlekëve dhe shpendëve të tjerë shtegtarë. Çdo pranverë lejlekët e bardhë rikthehen në këtë luginë duke i sjellë gjithashtu edhe peizazhit natyror një bukuri të veçantë.

Sipas biologëve, rikthimi i këtyre shpendëve pasuron ekosistemin dhe krijon premisa për shtimin e popullatës së kësaj specieje. AdZM Gjirokastër me mbështetjen e PPNEA ka ngritur platforma për folezimin e lejlekut.

Kjo luginë është nga habitatet më të mira për jetesën e shpendëve, ndërsa në vitet e fundit është rritur ndjeshëm edhe lloji i tyre.

Lugina e Drinos përshkon mes përmes fushën e Gjirokastrës dhe përfshin një territor të gjerë në të dyja anët e rrjedhës kryesore të Lumit Drino (84 km i gjatë), midis vargmaleve Shëndëlli – Lunxhëri – Bureto dhe vargut tjetër Malësisë së Kurveleshit – Mali i Gjerë – Stugarë.

Ndërkaq edhe kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga lugina e Drinos në Gjirokastër.

“Pamjet e paqta nga rikthimi i lejlekëve në shtëpinë e tyre në luginën e Drinos në Gjirokastër”, shprehet Rama krahas videos.

 



Të ndryshme
Më shumë