Arsenal thyen pastër 2-0 Luton, kalon presion te Liverpool, duke marrë provizorisht kreut e Premier League, plus një nga të kuqtë. Gjithçka e thjeshtë për “topçinjtë” e Artetas që mbyllën llogaritë me Luton që në pjesën e parë. Në minutën e 24-të, pas një presion të lartë në zonën e miqve, Havertz dhuroi një asisit për Odegard, me kapitenin që nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 44-të, Arsenal gjeti edhe golin e dytë fal një presioni të ushtruar nga Nelson.