Ardian Krasniqi ka njoftuar publikun për meçin e ardhshëm dhe premton se do të vazhdoj me fitore në karrierën profesionale në boks.
Krasniqi i cili është nipi i legjendës së boksit shqiptar, Luan Krasniqi – pritet që më datën 27 prill të luftoj në Metropol Arena në Nurnberg të Gjermanisë, shkruan Indeksonline
“Miq të dashur, më datën 27 prill do të rikthehem në ring me një event madhor. Besoj shumë në vetëvetën dhe shpresoj që t’ju bëjë krenarë gjithë shqiptarët anembanë botës. Meqi transmetohet në DAZN dhe në RTK”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale
27-vjeçari deri tani ka zhvilluar tetë meç dhe ka shënuar tetë fitore, të gjitha i ka me nokaut.
Kundërshtari i tij ende nuk është bërë i ditur, por pritet që së shpejti të nënshkruhet një kontratë./Indeksonline/