TV LIVE
Nga Vendi
2 April 2024
Në mesnatë përfundon afati për parashtrimin e listave për deputetë, KSHZ duhet ta mbyllë Listën zgjedhore

Më së voni deri në mesnate partitë dhe koalicionet duhet t’i dorëzojnë listat për deputetë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për zgjedhjet e caktuara më 8 maj. Nëse KSHZ-ja vërteton se lista është parashtruar në afatin e caktuar dhe është përbërë në pajtim me dispozitat e Kodit zgjedhor, listën e parashtruar do ta vërtetojë me vendim menjëherë, ndërsa më së voni në afat prej 24 orëve. Sot gjithashtu KSHZ-ja duhet ta mbyllë Listën zgjedhore edhe për zgjedhje presidenciale (24 prill) edhe për zgjedhjet parlamentare.

Siç është theksuar në Librin e afateve për zgjedhjet parlamentare, KSHZ-ja pas pranimit të listës së kandidatëve konstaton nëse ajo është dorëzuar brenda afatit të caktuar dhe përpiluar në përputhje me dispozitat e Kodit zgjedhor dhe kontrollon nëse kandidatët për deputetë i plotësojnë kushtet, të parashikuara në Kushtetutë dhe nenin 7 pikat 2, 3 dhe 4 të Kodit zgjedhor. Kontrolli bëhet nëpërmjet të dhënave në regjistrat dhe evidencat përkatëse të institucioneve kompetente. Institucionet që posedojnë të dhënat për plotësimin e kushteve janë të detyruara t’i paraqesin ato në formë elektronike në komision brenda 24 orëve nga marrja e kërkesës pa asnjë kompensim. 

KSHZ-ja kryen verifikim të listave menjëherë, gjegjësisht më së voni në afat prej 24 orëve nga pranimi i listës.

KSHZ-ja dorëzon kërkesë deri te institucionet që i posedijnë të të dhënat për plotësim të kushteve menjëherë, respektivisht më së voni më 3 prill – 24 orë nga pranimi i listës. Institucionet që i posedojnë të dhënat për plotësim të kushteve, të dhënat i dorëzojnë në KSHZ, në formë elektronike në afat prej 24 orëve nga pranimi i kërkesës.

Државната изборна комисија (ДИК) на денешната 57-ма седница го усвои финансискиот план за распределба на средства за изборите за градоначалник на Општина Маврово и Ростуше, Општина Центар Жуп

Nëse konstatohet se ka parregullsi të caktuara në listë, KSHZ-ja do të thërrasë përfaqësuesin e autorizuar të parashtruesit të listës për t’i hequr parregullsitë në afat prej 48 orëve nga marrja e njoftimit të komisionit për parregullsitë. Nëse KSHZ-ja konstaton se parregullsitë apo lëshimet e konstatuara janë hequr nga parashtruesit e listës brenda afatit ligjor, listën e dorëzuar do ta konfirmojë me vendim.

Në rast të parregullsive nga neni 67 paragrafi (2) i Kodit zgjedhor, parashtruesi i listës mund ta zëvendësojë kandidatin e propozuar, i cili nuk i plotëson kushtet me një kandidat të ri brenda afatit të njëjtë prej 48 orëve dhe për të njëjtën është i obliguar të sigurojë dëshminë e siguruar për plotësimin e kushteve.

Nëse KSHZ-ja konstaton se lista është dorëzuar para kohe, gjegjësisht pas afatit të caktuar me këtë orar, do ta refuzojë listën e dorëzuar me vendim brenda 24 orëve nga pranimi i listës.

Nëse KSHZ-ja vërteton se paregullsitë oe lëshimet e konstatuara, parashtruesi i listës nuk i ka mënjanuar në afat prej 48 orëve, listën e parashtruar do ta hedh poshtë me vendim më së voni në afat prej 24 orëve nga skadimi i afatit për heqjen e parregullsive.

Parashtruesit e listave ose kandidaturave munden përmes përfaqësuevse të tyre të autorizuar të parashtrojnë kërkesë me shlrim për tërheqje të listës, gjegjësisht kandidatura në afat prej 48 orëve nga marrja e vendimit për vërtetimin e listave përfundimtare nga konform nenit 67 paragrafi (5) i Kodit zgjedhor. Kur bëhet fjalë për tërheqje të listës së kandidatëve, e njejta vetëm mund të tërhiqet në tërësi.

Radhitjen e kandidatëve në listën e kandidatëve e përcakton KSHZ-ja me short që duhet të mbahet më së voni deri më 13 prill dhe ky numër është i njëjtë në të gjitha njësitë zgjedhore. Në njësinë zgjedhore ku nuk do të ketë përfaqësues, do të hiqet numri përkatës i aplikantit në listë dhe në vend të tij do të shënohet numri rendor i bartlsit të radhës pa lënë hapësirë ​​boshe.

Kuvendi miratoi dje në kuadër të seancës së 150-të Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, ku saktësohen dispozitat për përcaktimin e numrit rendor të fletëvotimit për dy proceset zgjedhore, gjegjësisht partitë politike që propozuan apo mbështesnin një kandidat për president të shtetit për të mbajtur numrat rendorë të nxjerrë për zgjedhjet parlamentare për një prezantim më të thjeshtë para qytetarëve.

Partitë tjera politike, që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, në mënyrë plosëtuese me short do të tërheqin numra rendor, me të cilat do të paraqiten në zgjedhje.

KSHZ-ja, për aktivitetet që do t’i ndërmarrë në përputhje me Kodin zgjedhor, paraprakisht i njofton përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare do të nisë më 18 prill dhe do të përkojë për disa ditë me fushatën për zgjedhjen për president, e cila përfundon më 22 prill, ndërsa votimi është më 24 prill.

Од денеска до 11 март на полноќ граѓаните ќе можат да направат увид во Избирачкиот список преку апликацијата на веб-страницата на Државната изборна комисија www.sec.mk и во нивните подрачни к

KSHZ-ja sot duhet ta mbyllë Listën zgjedhore si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare. Anëtarët pritet të mbajnë një mbledhje dhe të informojnë se sa votues janë të regjistruar në Listën zgjedhore për zgjedhjet. Numri pritet të jetë i ndryshëm duke marrë parasysh numrin e personave që do të rriten në periudhën nga 24 prilli deri më 8 maj.

Nënshkrimi i Listës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale është caktuar për më 8 prill, ndërsa për zgjedhjet parlamentare, sipas Librit të afateve për veprime zgjedhore, është më 22 prill.

Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon më 4 prill. 



Të ndryshme
Më shumë