TV LIVE
Nga Rajoni
2 April 2024
Aksidenti me 8 viktima/ ‘Benz’-i i mbushur me klandestinë tentoi t’i ikë policisë, ‘fluturoi’ në anë të lumit Vjosë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit në afërsi të fshatit Kuqar në Këlcyrë.

Një aksident i frikshëm i mori jetën 8 personave.

Mendohet se makina ka qenë me një shpejtësi tejet të lartë, ka dalë nga rruga dhe ka “fluturuar” drejt lumit Vjosa gati 400-500 metra larg.

Shoferi kishte arritur të merrte në automjetin e tij 7 emigrantë dhe më pas ka pikasur patrullën e policisë, e cila qëndronte përgjatë segmentit rrugor Këlcyrë-Përmet. Mendohet se nga ana e policisë është bërë me shenjë që të ndalojë ose personi në fjalë nga frika që ka pasur duke qenë se kjo gjë është e jashtëligjshme ka tentuar që të shmanget duke rritur shpejtësinë dhe duke përfunduar goxha metra larg rrugës kryesore, afër lumit Vjosë.

Sipas informacioneve, dyshohet se makina ka fluturuar gati 400-500 metra larg nga rruga kryesore”.

Zona është e gjitha e rrethuar për të bërë të mundur që ekspertët të zbardhin këtë ngjarje, të paktën të zbulojnë dinamikën se si ka përfunduar makina dhe çfarë shpejtësie mund të ketë pasur.

Ndërkohë rreth e rrotull zonës ku ndodhi aksidenti janë të shpërndarë trupat e pajetë.

Shtatë prej viktimave kanë qenë emigrantë që vinin nga vendet e Lindjes së Mesme dhe viktima e tetë, shoferi nga Shkodra. Ka dyshime që makina mund të ketë qenë e marrë me qira, por kjo pritet të vërtetohet nga hetimet e thelluara.



Të ndryshme
Më shumë