Ndonjëherë mjekët bëjnë gabime kur i përshkruajnë ilaçet dhe pacientët nuk i marrin ato siç duhet.
Së fundmi një mjet i ri i AI i zhvilluar në Universitetin e Oksfordit synon të trajtojë të dyja këto probleme. DrugGPT thuhet se ofron një rrjet sigurie për mjekët kur ata përshkruajnë ilaçe dhe u jep atyre informacione që mund t’i ndihmojnë pacientët e tyre të kuptojnë më mirë pse dhe si t’i marrin ato. Ndërkohë, mjekët dhe profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor që përshkruajnë ilaçe do të jenë në gjendje të marrin një opinion të dytë të menjëhershëm duke futur kushtet e një pacienti në chatbot.
Versionet e prototipit përgjigjen me një listë të barnave të rekomanduara dhe tregojnë efektet e mundshme anësore dhe ndërveprimet medikamentoze. Ndërkaq, disa mjekë përdorin tashmë chatbot gjenerues të AI si ChatGPT dhe Gemini i Google (ish Bard) për të kontrolluar diagnozat e tyre dhe për të shkruar shënime ose letra mjekësore. Megjithatë, shoqatat ndërkombëtare mjekësore i kanë këshilluar më parë mjekët që të mos përdorin ato mjete, pjesërisht për shkak të rrezikut që chatbot të japë informacion të rremë.
Rikujtojmë, se inteligjenca Artificiale do të mund të përdoret për të parashikuar gjendjen shëndetësore të një pacienti në të ardhmen, sipas një studimi. Teknologjia do mund të përdoret për të ndihmuar mjekët kur bëhet fjalë për monitorimin e pacientëve ose marrjen e vendimeve rreth diagnozës së tyre.
Mjeti me Al, i njohur si Foresight, i përket të njëjtës familje të Al si ChatGPT, por është trajnuar duke përdorur informacione nga të dhënat elektronike. Studiuesit kanë trajnuar tre modele të ndryshme të Foresight duke përdorur të dhëna nga më shumë se 811 mijë pacientë në Londër dhe një grup të dhënash të disponueshme në SHBA. Nga testimet, rezultoi që Foresight ishte në gjendje të identifikonte saktë gjendjen shëndetësore të pacientit në 68 dhe 76% të rasteve në Londër.