TV LIVE
Nga Bota
29 March 2024
Autobusi bie nga një urë në Afrikën e Jugut, 45 persona vdesin, vetëm një fëmijë tetë vjeçar shpëton

Një autobus që transportonte besimtarë që po shkonin në një festë të Pashkëve ra nga një urë në një kalim malor dhe mori flakë në Afrikën e Jugut, duke mbetur te vdekurtë paktën 45 persona, thanë autoritetet lokale. I mbijetuari i vetëm në aksident është një fëmijë 8-vjeçar, të cilit i është dhënë ndihma mjekësore.

Qeveria provinciale në Limpopo tha se autobusi doli nga një urë dhe ra në një luginë 50 metra të thellë përpara se të shpërthejë në flakë. Operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar, tha qeveria provinciale, por shumë trupa janë djegur përtej njohjes dhe janë ende të bllokuar brenda autobusit.

Autoritetet thanë se besonin se autobusi po udhëtonte nga Botsvana fqinje për në qytetin e Morias, i cili pret një pelegrinazh popullor të Pashkëve.



Të ndryshme
Më shumë