TV LIVE
Sport
29 March 2024
“Do të shkatërroj të dielën”, Florian Marku paralajmëron kundërshtarin e tij

Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke u përgatitur për meçin e së dielës, ndaj Chris Kongo.

Dje në konfernecë për media dhe në stërvitje të lehta para kamerave, Marku ia thoshte disa fjalë kundërshtarit të tij, shkruan Indeksonline

“Do të shkatërroj të dielën, ju vetëm flisni, asgjë më shumë”, ishin fjalët e Markut

Boksieri nga Lushnja, gjatë karrierës së tij nuk ka asnjë humbje – me 14 meçe të zhvilluara, ai fitoi 13 herë dhe një barazim.

Kurse kundërshtari i tij nga Britania e Madhe, ka zhvilluar 16 meçe profesionale, ka fituar 14 herë dhe dy herë është mposhtur.

Meçi mes Markut dhe Kongos do të zhvillohet të dielën, kurse ora e saktë e kësaj “lufte” ende nuk dihet por mund të jetë rreth 18:00 ose 19:00./Indeksonline/



Të ndryshme
Më shumë