Fitorja e pestë radhazi për ekipin e Lakers, që sot mundi 136-124 Memphis jashtë fushe. 7 basketbollistë të ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Hachimura me 32 pikë e 10 rebound. Lider ishte LeBron James me një “triple double” (23 pikë, 14 rebound, 12 asist).
Jashtë fushe fiton edhe Golden State, që mundi 101-93 Orlando. Wiggins me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Zhgënjen ekipi kampion i Denver, që u mund 104-97 nga Phoenix. Durant mr 30 pikë e 13 rebound ishte lider për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Jokic.
I afrohet kreut në Perëndim ekipi i Minnesota, që mundi 106-91 Detroit, ndeshje pa shumë histori për vendasit, ku u dalluan Ried e McDaniles me 43 pikë së bashku. Befason Houston, që falë 37 pikëve e 10 rebound të Jalen Green mundi 132-126 Oklahoma jashtë fushe.
NBA-Rezultatet
Charlotte – Cleveland, 118-111
Orlando – Golden State, 93-101
Washington – Brooklyn, 119-122
Atlanta – Portland, 120-106
Philadelphia – Clippers, 107-108
Toronto – New York, 101-145
Chicago – Indiana, 125-99
Memphis – Lakers, 124-136
Minnesota – Detroit, 106-91
Oklahoma – Houston, 126-132
Utah Jazz – San Antonio, 111-118
Denver – Phoenix, 97-104