TV LIVE
Teknologji
28 March 2024
Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e shpërndarjes së informacionit për shëndetin riprodhues

Meta dhe Google po akuzohen për pengim të informacionit mbi abortin dhe kujdesin shëndetësor riprodhues në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi.

Organizata MSI, e cila ofron shërbime kontracepsioni dhe aborte në 37 vende, tha se reklamat e saj mbi shëndetin seksual dhe kancerin janë refuzuar dhe fshirë nga platformat.

Sipas organizatës, kompanitë po i kufizojnë ofruesit lokal të reklamojnë abortin, shkruan the Guardian.

“Në Afrikë, Facebook është vendi i duhur për informacionin e shëndetit riprodhues për shumë gra. Ne merremi me gjithçka, nga menopauza te menstruacionet, por zbulojmë se e gjithë përmbajtja jonë është censuruar”, tha menaxherja e marketingut të MSI, Whitney Chinogwenya.

Sipas Chinogwenyas, Meta nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar dezinformimin kundër abortit, duke pranuar reklama nga organizata që pretendojnë se abortet mjekësore çojnë në “gjakderdhje fatale”.

Bëhet e ditur se raporti i cili akuzon dy kompanitë është përpiluar përmes intervistave me ekipet lokale të MSI-së në Gana, Kenia, Meksikë, Nepal, Nigeri dhe Vietnam

“Ne lejojmë postimet dhe reklamat që promovojnë shërbimet e kujdesit shëndetësor, si dhe diskutimin rreth tyre. Përmbajtja rreth shëndetit riprodhues duhet të ndjekë rregullat tona. Reklamat që promovojnë produkte ose shërbime të shëndetit riprodhues mund të synohen vetëm për persona mbi 18 vjeç”, tha zënëdhësi i Metas, Ryan Daniels, përcjell Telegrafi.

Gjiganti teknologjik ka bërë me dije se do ta shqyrtojë përmbajtjen e këtij raporti, por u qëndron pas rregullave të veta për ndalimin e dezinformatave dhe mashtrimeve të njerëzve në lidhje me shërbimet.



Të ndryshme
Më shumë