TV LIVE
Kuriozitete
25 March 2024
Teatri i Sofratikës në Gjirokastër, ndërtuar nga romakët në fushë të hapur

Teatri i Sofratikës në Gjirokastër, ndërtuar nga romakët në fushë të hapur

atsh

Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore Gjirokastër ndërhyri për sistemim dhe ngritjen e mureve të dëmtuar si dhe pastrimin nga bimësia në Teatrin Antik të Sofratikës.

Teatri i Sofratikës ndodhet në fshatin me të njëtin emër rreth 500 m në lindje të rrugës nacionale (Gjirokastër-Kakavijë). Teatri ka diametër 50 m dhe përafërsisht një kapacitet prej 4000 vetë. Ai përbën shembullin e vetëm në Ballkan të një teatri të ndërtuar në fushë të hapur. Ky teatër mendohet të jetë ndërtuar nga perandori Adrian (117-138 pas Kr.).

DRTK Gjirokastër solli edhe disa të dhëna në lidhje me këtë monument.

Kështu, gërmimet arkeologjike japin elemente të rëndësishëm për identifikimin e këtij siti me qytetin e përmendur në Tabelën Peutingeriane (Tab.Peut. VII, 3) Hadrianopolis, qytet i themeluar nga Adriani për kontrollin, manaxhimin dhe shfrytëzimin e kësaj lugine shumë të begatë.

Teatri ka një formë planimetrike gjysëm elipsi me përmasa 40,4 x 51 m, krijohet prej një muri të jashtëm 0.90 m të gjerë, të përforcuat me kontraforte. Teatri përbëhet nga skena, orchestra 23 m e gjatë dhe shkallarja (cavea) e mbështetur në mbushje dheu e të përforcuar me tre mure perimetralë e tërthorë.

Teatri i Sofratikës është i ndërtuar tërësisht në terren fushor duke realizuar të gjithë konstruksionin me gurë e llaç gëlqeror. Teknika e muraturës në brendësinë e vet respekton atë romake duke aplikuar mbushje të tipit butobeton ndërsa sipërfaqet në dukje janë në rreshta gurësh gëlqerorë, pothuajse të barabartë në spesor dhe me gdhendje sipërfaqësore jo të imtë. Janë përdorur gurë të mëdhenj vetëm në shkallare dhe pjesë të poshtme të skenës e orkestrës.



Të ndryshme
Më shumë