TV LIVE
Nga Bota
23 March 2024
Rritet numri i viktimave/ 93 të vdekur nga sulmi terrorist në Moskë

Numri i viktimave që humbën jetën nga sulmi terrorist në sallën e koncerteve në Moskë është rritur në 93.

Autoritetet ruse thonë se ky numër mund të rritet edhe më shumë. Ndërsa të plagosurit raportohet të jenë mbi 100 persona.

Katër persona të armatosur me kallashnikovë dhe granata sulmuan turmat e njerëzve duke hapur zjarr mbi popullsinë civile. Pamjet e transmetuara nga mediat ruse ishin të tmerrshme.

Autoritetet ruse njoftuan se kanë arrestuar 11 persona, në mesin e të cilëve janë edhe 4 sulmuesit.

Një grup i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë pas ngjarjes së rëndë. SHBA reagoi duke thënë se ka arsye të besojë që sulmi është kryer nga Shtetit Islamik. Sipas Shtëpisë së Bardhë, SHBA-ja e kishte paralajmëruar Rusinë në fillim të muajit Mars për një sulm të mundshëm ndaj civilëve në Moskë.

Por korrespondenti i BBC, Gordon Corera, tha se Rusia i kishte konsideruar si propagandë amerikane këto paralajmërime të Shtëpisë së Bardhë.

Hetuesit rusë qëndruan gjatë gjithë natës në skenën e krimit për të mbledhur prova. Ky është sulmi më i rëndë vdekjeprurës në Rusi në 20 vitet e fundit.

Autoritetet ruse dyshuan fillimisht se pas sulmit mund të fshihej Ukraina dhe u betuan për hakmarrje. Por autoritetet ukrainase mohuan kategorikisht çdo lloj përfshirje në këtë masakër. Deri sa më pas erdhi reagimi nga ISIS që mori përgjegjësinë.

Presidenti rus Vladimir Putin ende nuk ka bërë reagim publik.



Të ndryshme
Më shumë