TV LIVE
Nga Rajoni
22 March 2024
AAK paralajmëron Rezolutë për dorëheqjen e Qeverisë ose shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar një kërkesë në Kuvendin e Kosovës për debat në tre vjetorin e qeverisjes ku edhe do të prezantojë një rezolutë në të cilën thuhet se janë plotësuar të gjitha kushtet që qeveria të përmbyll mandatin e saj me dorëheqje, duke e votuar Kuvendi i Kosovës mocionin për shkarkimin e qeverisë dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në tre vjetorin e qeverisjes kanë përgatitur një kërkesë për debat për keq qeverisje dhe ka kthyer Kosovën në pikën më të errët që nuk e ka besuar askush ndonjëherë.

“Kryeministri i Kosovës e tha dhe e ka kuptuar edhe vet që ai duhet të dorëheqjet, u dorëzua dhe vendi të shkoj në zgjedhje. Në fillim të mandatit, kryetari Haradinaj thoshte se keni kujdes se ky është një mashtrues, njerëzit shikonin me huti të mëdha. Ajo që karakterizohet në këto tri vite qeverisje, është se nuk i qëndroi mbrapa asnjë vendimi dhe siç e patë edhe dje, kryeministri u dorëzua duke e dorëzuar mandatin në tre vjetorin e tij dhe duke kërkuar që vendi të shkoj në zgjedhje,.. të shpreh mospajtimin në emër të AAK-së për mënyrën se si Kurti donë ta bëj si kryeministër, ai këtë ikje donë ta bëjë përmes komunikimit të tij të sofistikuar me opozitën, nuk është problem Kuvendi i Kosovës, është qeverisja e Kosovës”, tha ai, duke theksuar se në tri vjet qeverisje, Kurti në pushtet me premtime, në ekonomi e drejtësi. Për këtë të fundit, ta se është qeveria që më së shumti e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.

“A mundet dikush me treguar dikush në këtë Kosovë për tri vjet sa vende të punës janë hapur, a mundet dikush me tregu a ka mundur të hyjë dikush në një institucion publik, në një institucion të pavarur, pa e pasur librezën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbi të gjitha a ka ndonjë investim kapital që kjo qeveri mundet me u mburr”, tha ai.

Ai ka folur edhe për sektorin e arsimit, testit PISA, mos realizimin e premtimit për çerdhet, digjitalizimit dhe uljen e pagave për profesorët e universiteteve. Sipas tij, ka akuzë për korrupsion për keqpërdorimin e rezervave shtetërore

Ai tha se AAK në kërkesën për debat për qeverisjen tre vjeçare të Kurtit, do ta prezantojë edhe një rezolutë.

“Kjo rezolutë është kështu, Kuvendi i Kosovës miraton këtë rezolutë. Të gjitha parametrat e deritashëm, sot në tre vjetorin e kësaj qeverie kanë dëshmuar se janë plotësuar të gjitha kushtet që qeveria të përmbyll mandatin e saj me dorëheqje, duke e votuar Kuvendi i Kosovës mocionin për shkarkimin e kësaj qeverie dhe Kuvendi të vet shpërbehet dhe vendi të shkoj në zgjedhje”, tha ai.



Të ndryshme
Më shumë