TV LIVE
Sport
22 March 2024
Shqipëria luan testin e parë ndaj Kilit, Sylvinho pritet të luajë kështu sonte

Shqipëria nis përgatitjet për Europianin në Gjermani, ku fillimisht do të luajë testin e parë miqësor ndaj Kilit në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës. Sylvinho duket se e ka “stiluar” formacionin me të cilën do të luajë sonte.

Në portë do ta nisë nga minuta e parë Thomas Strakosha, ndërkohë që katërshen e prapavijës pritet ta formojnë Berat Gjimshiti dhe Enea Mihaj në qendër, dhe Mario Mitaj e Elseid Hysaj nga krahët.

Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami do të formojnë treshen e mesfushës, me tetovarin më të avancuar në mbështetje të sulmit.

Armando Broja me shumë mundësi do të jetë në sulm nga minuta e parë, ndërsa nga krahët konfirmohen Jasir Asani dhe Taulant Seferi. Suedia është kundërshtari i dytë i Shqipërisë në këto miqësore përgatitore për “Euro 2024”.



Të ndryshme
Më shumë