TV LIVE
Sport
20 March 2024
Kërçovari Shaban Zenku i Struga Trim Lum merr ftesë nga përfaqësuesja U21 E Maqedonisë së Veriut

Futbollisti kërçovar  i cili luan për skuadrën kampione Struga Trim Lum, Shaban Zenku do të jetë pjesë e Maqedonisë U21 për dy takimet e ardhshme kualifikuese, që shpresat e vendit do ti zhvillojnë në Shkup.
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë gjatë këtij muaji (mars) në program ka dy ndeshje të ciklit kualifikues për Kampionatin Europian për të rinjë, që në vitin 2025 do të mbahet në Sllovaki.
Ndeshjen e parë Maqedonia U21 do ta zhvillojë me 21 mars kundër Gjibraltarit në Arenën “Todor Proeski”, me fillim nga ora 14:00, ndërsa më 26 mars, po në të njëjtin impiant dhe në të njëjtën kohë, do të luaj kundër Suedisë.
Për 20-vjeçarin Zenku, do të jetë kjo hera e parë që do të luaj me Maqedoninë U21, derisa i njëjti numëron 7 paraqitje me grupmoshat U19, ku ka realizuar edhe 3 gola.
Kujtojmë, Maqedonia U21 në kuadër të grupit “C” deri më tani ka zhvilluar 4 ndeshje, duke regjistruar vetëm një fitore, me ç’rast aktualisht renditet vetëm në pozitën e parafundit me 3 pikë, po aq sa ka edhe kundërshtari i rradhës, Gjibraltari. 



Të ndryshme
Më shumë