TV LIVE
Nga Rajoni
20 March 2024
​25 vjet nga krimi serb mbi qytetarët e Skenderajt

Sot kujtohen dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt të rënë më 20 mars 1999.

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka shkruar të kohë pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, kriminelet serbë të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaçkitjet e maltretimet e qytetarëve, duke i ndarë më pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar tek pishat dhe atje i kishin ekzekutuar.

“Disa prej tyre i kishin vrarë në shtëpi, e disa tjerë i kishin arrestuar. Rënia e tyre në altarin e Lirisë është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë. Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai.

Tetë shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre atë ditë nga forcat serbe dhe u vranë në një vend të njohur si Te Pishat.

Të njëjtën ditë në Skenderaj, 29 civilë të tjerë shqiptarë u vranë ose u zhdukën pa gjurmë.



Të ndryshme
Më shumë