TV LIVE
Nga Bota
20 March 2024
Tentoi t’i ikte policisë, i riu bie nga kati i pestë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku një i ri ka rënë nga kati i pestë i banesës, teksa tentoi që t’i largohej policisë australiane.

Siç shihet në pamje, ai ka tentuar që të mbahet në ballkon për një moment, por më pas ka rënë në pishinë.

Dëshmitarët deklaruan se ai ka dalë nga pishina dhe ka arritur që t’i largohet policisë, por disa orë më pas u arrestua.

Mësohet se ai kishte ikur në këmbë në banesën e prindërve në Palm Beach.

Ende nuk dihet arsyeja përse policia e kishte shpallur në kërkim.

 



Të ndryshme
Më shumë