TV LIVE
Sport
20 March 2024
Kosova sot e zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes për në Armeni

Përfaqsuesja e Kosovës në futboll sot do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para nisjes për në Armeni, ku të premten, më 22 mars, do ta luajë ndeshjen miqësore ndaj kombëtares së këtij vendi.

Stërvitjet fillojnë në orën 10:45 në Kampin Nacional në Hajvali.

Pas përfundimit, pasdite ekipi i drejtuar nga Franco Foda, do të niset drejt Yerevanit, ku edhe do ta mbajnë edhe një seancë stërvitore atje para ndeshjes.

Katër ditë pas lojës me Armeninë, “Dardanët” do ta kenë miqësoren e radhës.

Më 26 mars, në Budapest do të luhet loja kundër Hungarisë.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për trajnerin e ri të Kosovës që t’i provojë lojtarët dhe t’ua shfaqë atyre idenë dhe filozofinë e tij.



Të ndryshme
Më shumë