TV LIVE
Nga Bota
19 March 2024
20 të vrarë gjatë natës në Rafah dhe Rripin qendror të Gazës

Të paktën 20 persona janë vrarë gjatë natës nga sulmet ajrore izraelite në Rafah dhe Rripin qendror të Gazës, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se “në një seri shkatërruese të sulmeve ajrore izraelite mbrëmë, civilë të shumtë, përfshirë fëmijë dhe gra, u vranë në zona të ndryshme”.

Ajo thotë se sulmet ndodhën në Rafah, ku vdiqën të paktën 14 civilë, dhe në një shtëpi në perëndim të kampit të refugjatëve Nusseirat.

Më tej, Wafa raporton se “artileria izraelite vazhdoi të bombardonte zonat në lindje të kampit të refugjatëve Jabalia në veri”.

Pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.



Të ndryshme
Më shumë