TV LIVE
ShowBiz
19 March 2024
“Më e rënda ka qenë ajo e mëmësisë”/ Rike dhe Egla zbulojnë momentet më të bukura dhe më të shëmtuara në BBV

Egla Ceno dhe Rike Roçi janë dy banoret në nominim, ku njëra prej tyre do të lërë sonte përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Mbrëmë, Vëllai i Madh i ka vendosur të dyja përballë banorëve të tjerë, ku këta të fundit u kanë drejtuar pyetje të ndryshme vajzave në nominim.

Ka qenë Erjola Doçi e cila ka pyetur Eglën dhe Riken lidhur me momentin më të bukur dhe më të shëmtuar gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ja si u përgjigjën vajzat:

Rike: Momenti im më i keq ka qenë situata me Meritonin, që unë do të doja ta fshija dhe nga memoria ime, dhe më i bukuri ku jam me Vesëm.

Egla: Të gjitha ato momente që më kanë detyruar ti përsëris vetes ‘merr frymë’, sepse po të mbysin te krevati, sepse po të grisin fotografinë nga koka, të gjitha këto momente. Më e rënda ka qenë ajo e mëmësisë dhe kjo dihet. Kam shumë momente të bukura, por më i bukuri kur dëgjova zërin e vëllait që kam 4-5 vite pa e parë me sy dhe marrëdhënia që kam krijuar me Meritonin me Heidin, Jetmirin, Françeskën, kam gjetur ca njerëz që nuk ka nevojë me shpjeguar shumë gjëra me njëri-tjetrin.



Të ndryshme
Më shumë