TV LIVE
Teknologji
19 March 2024
A është TikToku me të vërtetë i rrezikshëm për Perëndimin

Kina e ka quajtur të padrejtë një projektligj që pritet të kalojë në Kongresin amerikan që mund të ndalojë përdorimin e TikTokut në këtë shtet.

Kjo po konsiderohet lëvizja e radhës ndaj këtij rrjeti social që është në pronësi të një kompanie kineze, e që thuhet se mund të rrezikojë sigurinë.

Zyrtarëve, politikanëve dhe stafit të sigurisë në shumë vende perëndimore u është ndaluar ta instalojnë TikTokun në telefonat e punës, e BBC-ja ka përmbledhur rreziqet e mundshme nga ky rrjet.

TikToku grumbullon sasi të madhe të të dhënave

Sipas një raporti të sigurisë kibernetike të një kompanie australiane, Tiktoku mbledh të dhëna të shumta të përdoruesve si vendndodhja, çfarë pajisje specifike përdor përdoruesi dhe çfarë aplikacionesh të tjera i ka instaluar.

Por, një kërkim tjeter i Citizen Lab thotë se “në krahasim me platformat e tjera të njohura, Tiktokut mbledh lloje të ngjashme të të dhënave për të gjurmuar sjelljen e përdoruesve”.

TikToku mund të përdoret për spiunim

TikToku thotë se kompania është plotësisht e pavarur “dhe s’i ka ofruar qeverise kineze të dhëna”, por amerikanët pretendojnë se informatat që mblidhen nga të dhënat, i jepen autoriteteve të Kinës.

“Facebooku, Instagrami, Snapchat dhe Youtube për shembull, të gjitha mbledhin sasi të ngjashme të të dhënave, por të gjitha janë kompani të themeluara në SHBA. Për vite me radhë, ligjvënësit amerikanë kanë pretenduar se të dhënat e mbledhura nga këto platforma nuk do të përdoren për arsye të këqija që mund të vënë në rrezik sigurinë kombëtare”, thuhet në raportin e BBC-së.

Urdhri ekzekutiv i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump në 2020-n pretendon se mbledhja e të dhënave në TikTok “potencialisht mund të lejojë Kinën të gjurmojë vendndodhjet e punonjësve federalë dhe të ndërtojë dosje të informacionit për shantazh”.

Deri më tani provat tregojnë se këto janë vetëm pretendime teorike, por frika ekziston.

TikToku mund të përdoret si një mjet “për shpëlarjen e trurit”

Rrjeti social kinez argumenton se udhëzimet e tij “ndalojnë dezinformatat që mund të shkaktojnë dëm për komunitetin ose publikun e gjerë”.

Në nëntor të 2022-s, drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, Christopher Wray, iu kishte dhënë ligjvënësve amerikanë se “Qeveria kineze mund të kontrollojë algoritmin e rekomandimeve, që mund të përdoret për ‘operacione të ndikimit’”.

Pretendimi ishte përsëritur disa herë.

Aty thuhet se përmbajtja në TikTok dallon nga lokacionet.

Të gjitha rrjetet sociale janë shumë të censuruara në Kinë, me një ushtri policësh në internet që fshijnë përmbajtjen që kritikon qeverinë ose nxit trazira politike.



Të ndryshme
Më shumë