WhatsApp është gati të huazojë një tjetër veçori nga Instagram. Sipas mediave të huaja, përditësimi më i fundit beta i Whatsapp tashmë i disponueshëm në Google Play Store, përfshin aftësinë për të etiketuar kontaktet në storie, transmeton TCH.
Ndërsa mbetet e paqartë nëse etiketimet do të jenë të dukshme apo jo për të gjithë kontaktet tuaja, ata që ju i etiketoni do të marrin njoftime të menjëhershme për përditësimin tuaj. Pra, funksionon në mënyrë të ngjashme si kur etiketoni dikë në storiet tuaja në Facebook dhe Instagram. Kjo veçori është aktualisht në zhvillim e sipër, por do të jetë e disponueshme së shpejti.
Nëse përpiqeni të fotografoni profilin e dikujt, nuk do t’ia dilni për shkak të kufizimeve të reja që ka vendosur WhatsApp, kjo është e ndaluar dhe ju do të merrni vetëm një imazh të ekranit të zi. Personi, fotografia e profilit të të cilit keni dashur të fotografoni ekranin, nuk do të marrë një njoftim për të, por as ju nuk do të merrni rezultatin e dëshiruar.
Tani të gjithëve u ndalohet përfundimisht të marrin pamje nga ekranet e fotografive të profilit. Me shumë mundësi, Meta dëshiron të luftojë keqpërdorimin e fotove të të tjerëve në këtë mënyrë. Nëse dëshironi, mund të rrisni më tej privatësinë pra të kontrolloni se kush mund ta shohë foton tuaj të profilit në aplikacion.
WhatsApp po përpiqet vazhdimisht të përmirësojë përvojën e përdoruesit me veçori të reja. Tani, duket se një veçori e re e dobishme është në rrugë e sipër. Sipas mediave të huaja, aplikacioni në pronësi të Meta-s po prezanton një veçori për shfaqjen e bisedave të sigurta.
Ky funksion i ri u zbulua në përditësimin më të fundit beta të WhatsApp për Android 2.24.6.11, aktualisht i disponueshëm në Google Play Store. Qëllimi i kësaj veçorie është ta bëjë më të thjeshtë për ju identifikimin e bisedave të koduara dhe të sigurta. Shpërndarja e këtij funksioni pritet të shtrihet në më shumë përdorues gjatë javëve të ardhshme. Ndryshe, kriptimi luan rol vendimtar në aplikacionet moderne të mesazheve, pasi siguron dhe mbron bisedat.