TV LIVE
Nga Rajoni
18 March 2024
Aksidenti 2 ditë më parë në Itali, identifikohet një nga shqiptarët që humbi jetën

Një aksident i rëndë është shënuar dy netë më parë në Itali, ku kanë ndërruar jetë dy të rinj shqiptarë. Një nga viktimat është Marin Kola, 23 vjeç nga Lezha, ndërsa identiteti i shqiptarit tjetër ende nuk dihet.

Bëhet me dije se aksidenti është shënuar në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, ku shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina ka përfunduar përmbys anës rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti të tmerrshëm kanë humbur jetën dy shqiptarët, ndërsa një i tretë ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Pas përmbysjes njëri nga të rinjtë ka dalë nga mjeti nga kabina, ndërsa dy të tjerët kanë mbetur të bllokuar në mjet, që pas aksidentit u përfshi nga flakët.

Pavarësisht se zjarrfikësit dhe ambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ata nuk arritën të bënin asgjë për të shpëtuar dy të rinjtë të cilët kishin marrë plagë të rënda si nga aksidenti, ashtu edhe nga flakët.

Foto nga aksidenti

Foto nga aksidenti



Të ndryshme
Më shumë