Në qytetin e Gjirokastrës, ashtu si në Shkodër para ca kohësh është zhvilluar festa e Karnavaleve me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave dhe Ministres së Turizmit, ish Ministres së Kulturës, profesoreshës dhe përkthyeses Mirela Kumbaro.
Qyteti ka gëluar nga njerëzit që mezi kanë pritur Karnavalet, këto lajmëtare të ndërrimit të stinëve dhe ardhjes së Pranverës. Qyteti është shfaqur i buzëqeshur dhe gazmor në këtë ditë ndryshe për të gjithë. A.K./TemA