TV LIVE
Teknologji
18 March 2024
Brabus prezanton modelin e frymëzuar nga Mercedes-AMG

Për shumicën e prodhuesve të veturave, 791 kuaj fuqi janë të mjaftueshme. Por, për Brabus jo.

Marka gjermane sapo ka prezantuar modelin 930 S i cili bazohet në Mercedes-AMG S63 E-Performance dhe vjen me 930 kuaj fuqi.

Ky sedan gjigant luksoz përmban një motor elektrik të montuar në pjesën e pasme të tij dhe një bateri AMG 6 kWh, shkruajnë mediat e huaja.

 

Motori, bateria, dhe fuqia e tij, bëjnë që 930 S të arrijë 99 km/h në vetëm 3.2 sekonda, dhe të kufizohet nga një shpejtësi maksimale prej 289 km/h.

Ndryshe, modeli ri ka pësuar ndryshime të dukshme si brenda ashtu edhe jashtë.

Pamja e jashtme theksohet nga rrotat dhe fibrat e karbonit, ndërsa brenda është i veshur me lëkurë të kaltër të hapur.

Çmimi fillestar për Brabus 930 S kap vlerën e 405 mijë eurove.



Të ndryshme
Më shumë