TV LIVE
Sport
15 March 2024
Milevski fton 6 shqiptarë për Maqedoninë e Veriut!

Selektori i Maqedonisë së Veriut në futboll, Blagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme miqësore me Moldavinë (22 mars) dhe Malin e Zi (25 mars), ndeshje që do të luhen në Antalia.

Emër i ri është shqiptari Lirim Qamili, sulmues, i cili luan për ekipin danez Hvidovre.

Futbollistët shqiptarë që u ftuan: mbrojtje Visar Musliu, Ezgjan Alioski, mesfushë Enis Bardhi, Agon Elezi, sulm Erdon Daci e Lirim Qamili.

“Ndeshjet kundër Moldavisë dhe Malit të Zi janë shumë të rëndësishme për ne në përgatitjet për kualifikueset e radhës.

Fokusi do të jetë në idetë taktike dhe si duhet të dukemi në Ligën e Kombeve, dhe kjo do të thotë një lojë në të cilën do të jemi racional, të zgjuar, agresiv, kompakt dhe të fokusuar”, tha Milevski.



Të ndryshme
Më shumë