TV LIVE
Sport
12 March 2024
Ekzekutimi i boksierit shqiptar në Gjermani, identifikohen autorët e dyshuar të vrasjes,

Autoritetet policore në Gjermani kanë arritur të identifikojnë tre persona të dyshuar për vrasjen e Besart Nimanit, boksierit nga Kosova, i cili u ekzekutua të shtunën e 9 marsit në Gjermani.

Sipas mediave kosovare, tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë dhe vëllai i boksierit, Berat Nimani, duke shtuar se do të bëhen publik edhe identitet e tyre.

“Më kanë informuar që nesër (sot) bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, tha ai.

Sipas informacioneve që ka policia, mendohet se të dyshuarit janë larguar nga Gjermania.

Boksieri shqiptar që u vra në Gjermani, Besar Nimani do të varroset të enjten në Bielefeld tek varrezat e myslimaneve.

Lajmi është bëri I ditur nga vëllai i tij, Berat Nimani.

Varrimi I tij do të bëhet në orën 10:00..

Njoftimi i plotë:

Te dashur Miqë, te dashur Shokë

Vorrimi i Besar Nimani bëhet te Ejten me 14.03.24 ne Bielefeld nga Ora 10:00 e mëngjesit ne Vorresat e Muslimanëve ( Sennefriedhof)

Adresa: Windelsbleicher Straße Bielefeld( Hyrja kryesore e Varrezavë)

Prania juajë e Nderon te ndjerin, ne dhe ju

Zoti e bekoftë me Xhenet,Babin, Burrin, Birin,Vllaun,Shokun tonë Besar Nimani.



Të ndryshme
Më shumë