TV LIVE
Sport
12 March 2024
E bujshme në Indian Wells, një i panjohur eliminon Novak Djokovic

Luca Nardi bën mrekullinë në turneun ATP 1000 në Indian Wells. Italiani, që mban numrin 123 në renditjen botërore të tenisit, mposhti në tre sete numrin 1 të renditjes, serbin Novak Djokovic me rezultatin 2-1 (6-4, 3-6, 6-3) dhe u kualifikua në turin tjetër të turneut që po zhvillohet në Kaliforni.

Menjëherë pas pikës së fitores, italiani hodhi raketën në tokë dhe ngriti duart në fytyrë me thuajse mosbesim, para se të përshëndeste Djokovic në rrjetë:

"Kjo është një mrekulli", tha Nardi më vonë në një intervistë për Tennis Channel. "Unë jam një djalë 20 vjeçar dhe e munda Novakun. Është çmenduri, çmenduri."



Të ndryshme
Më shumë