Bitcoin arriti një rekord të ri ditën e Hënë duke u ngjitur mbi 71 mijë dollarë ndërsa ekspansioni i kriptomonedhës më të madhe në botë nuk po tregon shenja ngadalësimi.
Autoriteti financiar Britanik ditën e Hënë u bë rregullatori më i fundit që i hap rrugë tregtimit të produkteve të aseteve dixhitale pasi tha se do të lejonte që bursat të lançojnë asete të mbështetura në kriptomonedha.
Bitcoin u rrit me 4.8 përqind në nivelin rekord prej 71,677 dollarë ndërsa këtë vit vlera e kriptomonedhës është rritur me 70 përqind.
Ether u rrit gjithashtu me 2.1 përqind në 4,000 dollarë, niveli më i lartë i dy viteve të fundit. Spekulohet se autoritetet rregullatorë Amerikane janë gati të aprovojnë ETF edhe për Ether pasi bënë një gjë të tillë me Bitcoin në fillim të vitit.
/PCWorld Albanian