TV LIVE
Nga Rajoni
9 March 2024
U ekstradua nga Kosova, GJKKO cakton masën e sigurisë për “Baronin e drogës”. Gëzim Çela

Gjykata e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gëzim Çelën, i njohur si “baroni i drogës”, pak ditë pas ekstradimit të tij nga Kosova.

Seanca është zhvilluar me dyer te mbyllura, ndërsa Çela nuk ka pranuar të japë sqarime.

Gëzim Çela u arrestua më 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria. 56-vjeçari u ekstradua nga Kosova drejt vendin tonë më 7 Mars.
Gjykata Themelore në Ferizaj të Kosovës më 27 shkurt vendosi për lejimin e ekstradimit të Gëzim Çelës drejt vendit tonë, për shkak se 56-vjeçari i ka dhënë pëlqimin për t’u ekstraduar.
GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.



Të ndryshme
Më shumë