Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden duke harruar mikrofonin ndezur pas fjalimit të përvitshëm të enjten, ka paralajmëruar një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Duke iu referuar me nofkën “Bibi”, Bideni i ka thënë senatorit Michael Bennet se i ka kërkuar kryeministrit izraelit një takim të cilit i është drejtuar me shprehjen “Come to Jesus” e që i referohet “realizimit ose kuptimit të diçkaje që shpesh shkakton ndryshim të madh”.
Pasi një ndihmës e lajmëroi se gjithçka po incizohet, Bideni ka qeshur dhe ka vazhduar shpejt se “jam me mikrofon ndezur… kjo ishte e mirë”. Menjëherë pas kësaj, Benneti është dëgjuar duke i kërkuar Bidenit të kërkojë nga Izraeli të lejojë më shumë ndihma për Gazën.
Bideni ka raporte të hershme me Netanyahun. Së fundmi, Washingtoni ka tensione më të acaruara për shkak të luftës në Izrael. Sipas SHBA-së, Izraeli s’po bën aq sa duhet për të adresuar çështjen e krizës humanitare të palestinezëve në Gaza.
NEW - Biden on hot mic: "I told him, Bibi, and don't repeat this, but you and I are going to have a 'come to Jesus' meeting." pic.twitter.com/1gDCdhgeXf
— Disclose.tv (@disclosetv) March 8, 2024