Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte dëshmitar i një sulmi vdekjeprurës rus me raketa, vetëm pak qindra metra larg vendit që ai e vizitoi në Odesa.
Një hangar i dronëve në portin e Detit të Zi është goditur, ka njoftuar ministria ruse e Mbrojtjes.
Siç raporton Sky News, nga ky sulm janë vrarë pesë persona, është bërë e ditur nga ushtria ukrainase.
Në anën tjetër Zelensky ishte duke vizituar qytetin e prekur nga lufta e tmerrshme në jug të vendit, së bashku me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
Sulmi ka ndodhur nga 500 deri në 800 metra larg vendit ku ishin dy liderët, shkruan Reuters.
“Ne jo vetëm që e dëgjuam por edhe e pamë sulmin e sotëm. E shihni se me kë kemi të bëjmë, atyre nuk u bëhet vonë se ku godasin”, ka thënë Zelensky.