TV LIVE
Sport
7 March 2024
“Je normal apo jo”, talenti i Llapit ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga mesi i fushës

Talenti i Llapit, Albion Miftari ka shënuar njërin nga golat më të jashtëzakonshëm i parë në futbollin e Kosovës.

Llapi njihet si një ekip që nxjerr shumë talentë dhe njëri nga ta padyshim se është 18-vjeçari Albion Miftari.

Miftari luan për ekipin U-19 të Llapit dhe tashmë ka befasuar me nivelin e treguar në çdo ndeshje.

Megjithatë, në një video të publikuar nga faqja zyrtar e Llapit, Miftari shihet duke shënuar njërin nga golat më mahnitës që është parë në futbollin e Kosovës.

“Je normal apo jo”, ishte pyetja e Llapit për talentin e saj.

18-vjeçari ka shënuar në sekondat e parë të ndeshjes nga pika e mesit të fushës, duke goditur fortë dhe duke befasuar portierin kundërshtar.

Ky gol i Miftarit ishte në një ndeshje ndaj Gjilanit. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë