Të shunën, kryebashkiakët dhe kabineti qeveritar do të mblidhen në Shkodër.
Mësohet se kryeministri Edi Rama i ka thirrur për të bërë një analizë më të thelluar për punën që është bërë në terren.
Në këtë takim do të jenë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar, ministrat dhe zv/ministrat, si dhe drejtuesit politik të qarqeve për analizën e punës në kuadër të rienergjizimit të partisë.
Takimi do të jetë vetëm një ditë, ndërsa javën e ardhshme Rama ka thirrur edhe Asamblenë e Partisë Socialiste e cila do të mbahet në datë 16 mars në qytetin e Durrësit./vizionplus.tv