Moti i keq dhe stuhi të mëdha të borës, kanë përfshirë disa zona të Kalifornisë dhe Nevadas, në perëndim të Shteteve të Bashkuara.
Si pasojë e bores, janë mbyllur rrugët, qendrat e skijimit dhe mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Stuhitë kanë prekur posaçërisht zonën malore Sierra në Nevada, ku erërat kanë arritur deri në 305 kilometra në orë.
Njerëzit janë paralajmëruar gjithashtu për rrezikun nga orteqet.