Sara Gjordeni dhe Françeska Murati ditën e djeshme (e diel) u përfshinë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën.
Situata në shtëpi eskaloi, ndonëse për pak sa nuk kaluan edhe në përleshje fizike.
E gjitha nisi për papastërti, nga disa akuza që Françeska ia hodhi modeles së njohur.
Foto: Screenshot/Instagram
Pas gjithë kësaj, në shtëpi erdhi një ‘zarf i zi’, me anë të së cilit u mësua se anulohet televotimi i së martës.
Kjo duket ta ketë prekur Sarën, e cila tha se e di çfarë do të ndodhë, mbase edhe mund të largohet nga shtëpia.
Foto: Screenshot/Instagram
Të njëjtën e ka ngushëlluar partneri i saj, Bardhi, derisa po qante me dënesë në oborr.
“Je nëna e fëmijëve të mi”, i është drejtuar në një moment reperi nga Kumanova.