Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Baku, ku si i ftuar nderi nga Presidenti Ilham Alijev, foli në Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se korridori jugor i gazit e ka bërë Europën më të sigurt dhe dot ë mbetet një nga burimet e pakta konkuruese të transportimit të gazit për në BE.
Ai shtoi se përqindja e gazit që do të vijë nga Rusia së shpejti do të zërohet.
“I nderuar president, të dashur miq! Nuk mund të jem më i përulur se sa kaq, nga mikpritja që më është bërë sot. Nuk mund të ndihem më i nderuar sot nga fjalët e presidentit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe marrëdhënieve tonë personale. 8 vite më parë në Ministerialin e tretë, presidenti azerbajxhanas, tha; korridori jugor përcakton zhvillimin mes vendeve. Kjo rrugë e re mëndafshi është shndërruar në një urë bashkëpunimi. Një format që shton dëshirën dhe mundësitë që ofron. Ky format, është shndërruar në një urë, ku pjesë e re përbërëse është bërë dhe dimensioni i politikës së gjelbër. Sot jemi dëshmitarë se korridori jugor i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe ka bërë Europën më të sigurt. Përqindja e gazit rus në Europë po bie, së shpejti do të jetë zero përqind. Sa i takon Shqipërisë, jemi të pozicionuar strategjiket në rrugën e gazsjellësit Adriatik.”, tha Rama.