Një lojë aspak e zakontë po ndodh brenda shtëpisë së “BBVA ”.
Erjola po luan një lojë tejet të ashpër e që nuk duket të jetë edhe aq e mirë, shkruan lajmi.net.
Ajo ka shfaqur një sjellje të pazakontë duke përgatitur hallvë për çiftin Ilnisa dhe Meriton, të cilën ajo i ka quajtur “të vdekur”.
Ky akt i ndodhur në shtëpinë e Big Brother ka shpërthyer një furtunë komente dhe emocionesh midis pjesëmarrësve dhe ka bërë që shtëpia të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe shikuesve.
Erjola, e cila është një nga të nominuarat për eliminim këtë javë, ka zgjedhur të shprehë indiferencën dhe kritikën e saj ndaj çiftit Ilnisa-Meriton duke përgatitur hallvë, një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare e rezervuar zakonisht për momente të rëndësishme dhe ceremonitë mortore.
Reagimi i Meritonit ka qenë i ashpër, duke shprehur zhgënjimin dhe ofendimin ndaj këtij veprimi të Erjolës.