Tri qytete shqiptare organizuan festën e karnevaleve.
Për tri ditë me radhë në rrugët e qytetit të Shkodrës u organizua ky aktivitet nga Shkodra, Korça dhe Tuzi.
Karnevalet janë organizime tradicionale të qytetit të Shkodrës që nga viti 1860.
“Përmes humorit dhe maskave banorët e këtij qyteti satirizojnë veset, pushtetin dhe problemet me të cilat ndeshen në jetën e tyre të përditshme”- shkruan Zëri i Amerikës.