TV LIVE
Nga Rajoni
24 February 2024
Kadrijaj: Qeveria nuk është duke punuar për të mirën e Kosovës

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ka thënë se gjitha veprimet e kësaj Qeverie se po e shtrin sovranitetin e integritetin janë veprime populiste që e ushqejnë votuesin e tyre, kjo pasi sipas saj, këto veprime dëmtojnë Kosovën edhe subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka thënë se tani në vend që të dialogohet për marrëveshjen përfundimtare, dialogu është kthyer në çështjen e dinarit.

“Kjo Qeveri asnjë betejë në raport me ndërkombëtarët dhe në raport me Serbinë nuk e ka fituar të gjitha veprimet që i ka bërë i ka bërë janë veprime populiste që janë afatshkurtër dhe që ushqejnë popullin dhe votuesit  e LVV-së duke e përkrah këtë Qeveri dhe veprimet e kësaj Qeverie se po bën po shtrin sovranitetin e integritetin. Ndërsa në anën tjetër realiteti është krejt i kundërt sepse këta po e dëmtojnë Kosovën edhe subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Dhe tash shihni në vend se të dialogohet për marrëveshje përfundimtare ku respektohet sovraniteti, integriteti, ku respektohet Kushtetua e Republikës së Kosovës e kanë kthyer dialogun për çështjen e dinarit njëjtë sikur ka qenë skenari i kësaj Qeverie për targat”, ka thënë ajo.

Kadrijaj ka thënë se Qeveria aktuale nuk është duke punuar për të mirën e Kosovës, por është duke punuar për të mirën e partisë së tyre.

“Kjo Qeveri nuk janë lidership, nuk po punojnë për të mirën e Kosovës këta po punojnë për të mirën e partisë së tyre dhe po marrin veprime popullsite në mënyrë që të ruajnë votat dhe përkrahjen që e kanë pas nga popullata po besoj me gjithë këto veprime. Këto skandale me gjithë këto masa që i kanë marrë dhe veprime që aspak nuk janë shtetërore mendoj se populli e ka pa se kjo Qeveri sa më shpejt të shkojë në shtëpi është më mirë për Kosovën. Dhe çka kemi fituar ne jemi vendi i vetëm që jemi sanksionuar pas Rusisë e cila është sanksionuar për fillimin e një lufte me Ukrainën e Kosova për shkak të veprimit të Zotit Abin Kurti dhe të Qeverisë së Albin Kurtit dhe çka është më e keqja shifeni në çfarë shkalle i kanë sjelljet raportet me ShBA-në dhe me vendet e BE-së”, ka thënë ajo.



Të ndryshme
Më shumë